Presidenti Thaçi dekoroi Agim Bajramin me urdhrin “Heroi i Kosovës”

Aktuale

Presidenti Thaçi dekoroi Agim Bajramin me urdhrin “Heroi i Kosovës”

Më: 11 gusht 2016 Në ora: 12:38
Hashim Thaçi, Agim Bajrami

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot anëtarë të familjes së dëshmorit Agim Bajramit, ish komandant i njësive për Kaçanik dhe zëvendëskomandant i Zonës Operative të Nerodimes.

Me këtë rast, presidenti Thaçi, duke u bazuar në sakrificën dhe trimërinë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës ka dekoruar Agim Bajramin me urdhrin “Heroi i Kosovës”.

Dekorata iu dorëzua familjes Bajrami. Agim Bajrami ra dëshmor më 10 gusht 1998.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat