Thaçi: Vizita e Biden është historike

Aktuale

Thaçi: Vizita e Biden është historike

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 12:36
Hashim Thaçi, Joe Biden

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka cilësuar historike vizitën e zëvendës-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në Kosovë.

Biden, që pritet të vijë në Kosovë në fillim të javës tjetër (të martën), sipas Thaçit, punon tash e 26 vjet për paqe dhe stabilitet në Ballkan.

“Javën e ardhshme vjen Zëvendës-Presidenti Biden në Republikën e Kosovës. Kjo vizitë e mikut të Kosovës shënon një moment të ri dhe historik për Kosovën”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

“Populli i Kosovës është krenar me mikun i cili që nga fillimi i viteve nëntëdhjetë ishte shpresa dhe zëri i fuqishëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në Ëashington”.

“Miqësia e Kosovës me SHBA-në është e përjetshme. Kosova dhe populli i saj i janë mirënjohës për jetë Zëvendës-Presidentit Biden dhe familjes së tij për kontributin e tyre. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë SHBA-në”, ka shkruar Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat