Thaçi prapë provokon, nderon terroristët serbë të vrarë në luftën e UÇK-së

Aktuale

Thaçi prapë provokon, nderon terroristët serbë të vrarë në luftën e UÇK-së

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 16:13
Hashim Thaçi

Gjatë vizitës së bërë fshatit Gorazhdec të komunës së Pejës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka nderuar vetëm të rinjtë serbë të vrarë në vitin 2003 në rrethana të panjohura deri më tani.

Presidenti i vendit ka bërë homazhe dhe ka vënë kurora lulesh pranë lapidarit ku janë skalitur emrat e 10 ushtarëve dhe policëve serbë të vrarë gjatë viteve 1998-1999 në luftime me ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë lapidar janë edhe katër persona që thuhet se janë vrarë gjatë bombardimeve të NATO-s në Kosovë në vitin 1999.

 Në krye të lapidarit shkruan se të vrarët janë viktima të “terroristëve shqiptarë”.

 Thaçi në këtë rast është munduar që emrat në fotografi mos të duken duke dalë në profil në mënyrë që mos të vërehet mbishkrimi dhe data e vdekjes së tyre.

 Siç mund ti shihni edhe në fotografi në mesin e të vrarë ka edhe persona me  uniforma të policëve dhe ushtarëve serbë.

 Një provokim të tillë presidenti i Kosovës e ka bërë edhe gjatë korrikut kur ka nderuar 14 të vrarët në fshatin Grackë për të cilët ende nuk dihet se si ka ndodhur vrasja e tyre.

 Në memorialin e të vrarëve në Grackë po ashtu shkruan se ata janë vrarë nga “terroristët shqiptarë”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat