Kadri Veseli në Prizren – pritet shkarkimi i 6 drejtorëve

Aktuale

Kadri Veseli në Prizren – pritet shkarkimi i 6 drejtorëve

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 17:46
Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka mbërritur pak çaste më parë në Prizren. Burime thanë se Kryeparlamentari ndodhet në qytetit jugor për t’ua dhënë një lajm aspak të mirë gjashtë drejtorëve të partisë së tij në këtë komunë. 

Kadri Veseli duket të jetë plotësisht i pakënaqur me punën e zyrtarëve të tij në qytetin që paraardhësi e tij e cilësonte si “Jerusalemi i PDK’së”. 

Kryetari i PDK’së pak caste më parë ka mbërritur në Prizren për t’i shkarkuar gjashtë drejtorë.

“Kryetari do t’ua jep lajmin gjashtë drejtorëve se nga sot nuk do të jenë në pozitat që kanë mbajtur”, tha një zyrtar i PDK’së në kushte anonimiteti.

Burimi i gazetës nuk saktësojë se për cilët drejtorë bëhet fjalë. 

Ndryshe, qeverisja e PDK’së në Prizren është kritikuar ashpër viteve të fundit; në radhë të parë për faktin se i pari i kësaj komune, Ramadan Muja, është dënuar për keqpërdorim me pozitën dhe autoritetin zyrtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat