Haxhi Avdyli: Kadri Veseli po na qet hi syve

Aktuale

Haxhi Avdyli: Kadri Veseli po na qet hi syve

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 23:02
Haxhi Avdyli

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka komentuar ndryshimet që kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka paralajmëruar në Qeverinë e Ramadan Mujës në Prizren.

Sipas tij, largimi i drejtorëve të Ekzekutivit të Prizrenit është lajm i mirë, por edhe kontradiktorë në vetvete.

“Po flet Kadri Veseli se në Prizren do të bëjë ndryshime thelbësore në Prizren, duke i larguar drejtorët komunal. Arsyeja e largimit të tyre është korrupsioni, keqpërdorimi i parasë dhe pronës publike, punësimi i militantëve , dhe dënimi nga gjykatat”,shkruan Avdyli në Facebook.

“Ky është lajm i mirë për Prizrenin, por edhe kontradiktor në vetvete. Kryetari i komunës, i dënuar për vepra të njëjta, i cili juridikisht mbahet përgjegjës për çdo veprim të ligjshëm dhe të paligjshëm në komunë nuk po përmendet në ndryshimet ‘rrënjësore’ të Kadri Veselit”, tha ai.

“Shtëpisë së Bardhë të keqpërdorimeve po dashka Veseli t’ia ndërroi pak fasadën. Por, shtëpia mbetet e njëjta ajo e vjetra. Ndësa dikujt do mundohet t’i qet pak hi syve. Por kjo farsë s’ka për t’u shitur”, ka thënë Avdyli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat