Harrohet projektligji për regjistrimin e popullsisë në veri të Mitrovicës

Aktuale

Harrohet projektligji për regjistrimin e popullsisë në veri të Mitrovicës

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 13:18
Pamje nga takimi

(E plotësuar) - Projektligji për regjistrimin e popullsisë në katër komunat e veriut të Mitrovicës ka mbetur në sirtarët e Kuvendit të Kosovës dhe assesi nuk po gjendet kohë për shqyrtimin dhe miratimin e tij. Bashkimi Evropian iu ka drejtuar me një kërkesë të veçantë Kuvendit të Kosovës për përshpejtimin e miratimit të këtij ligji, ngase ishte paraparë që regjistrimi i popullsisë në atë pjesë të ndodhë në këtë vit.

Kryetari i Komisionit parlamentar për Administratë Publike, Zenun Pajaziti gjatë shqyrtimit të raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) theksoi se komision kanë pranuar një dokument për regjistrimin e popullsisë në veri, por kërkoi nga kryeshefi i ASK, Isa Krasniqi që të sqaroi pse ka ngecur dhe se deri ku ka shkuar ky proces, ngase është edhe kërkesë e BE, meqë janë financues të këtij projektligji.

Pajaziti: Projektligji për regjistrimin e popullsisë në veri të Mitrovicës ka ngecur

“Në ndërkohë që ju keni bërë këtë raport, ne në Komision kemi pranuar edhe një dokument tjetër të rëndësishëm që është dashur ju ta zbatoni, ta implementoni, është fjala për një projektligj për regjistrimin e popullsisë në pjesët ku nuk është kryer regjistrimi herën e kaluar. Për me tepër unë kam pasur edhe një kërkesë të veçantë edhe prej Zyrës së BE-së dhe prej Qeverisë që ta përshpejtojmë këtë projektligj që të nxihet koha që sivjet të kryhet. Më pastaj kjo punë ka ngecë, nuk e di a jeni ju në rrjedha a jo, por nuk ka ec as projektligji e as ky proces. Me sa di unë kjo ka qenë një ndër çështjet që është trajtuar në dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradit”, thotë Pajaziti.

Kryetari i këtij Komisioni ka kërkuar shpjegim nga kryeshefi Krasniqi për dallimin e të dhënave për numrin e papunësisë, ku sipas tij, UNDP ka tjera shifra, kurse, ASK tjera.

Isa Krasniqi tha se Qeveria e Kosovës e ka miratuar në vitin 2016 dhe e ka proceduar në Kuvend projektligjin për regjistrim në katër komuna të veriut, i cili sipas tij është i njësoi sikur ligji për regjistrimin e popullsisë në Kosovë, por në këtë për Mitrovicën e veriut është përfshirë edhe regjistrimi bujqësisë. Krasniqi tha se të tjera inflamacione nuk ka pse është prolonguar ky projektligj.

Krasniqi: Kemi hartuar gjithçka çka është e nevojshme për regjistrimin e popullsisë në atë pjesë

“Si proces pra, kjo ka qenë si kërkesë në rastin kur nga qeveria, pra, me një vendim të posaçëm e cila ka obliguar Agjencinë që të marrë nismën për përgatitjen për regjistrimin e popullsisë në atë pjesë të Kosovës. Ne kemi proceduar në bazë të përgjegjësive ligjore që ka ASK, kemi draftuar gjithçka çka është e nevojshme, gjithçka, është njësoi sikurse ligji për regjistrimin e popullsisë 2011. Po ashtu, në një pikë të caktuar vendoset edhe regjistrimi i bujqësisë”, thotë Krasniqi.

Krasniqi tha se ndër sfidat e këtij institucioni mbetet mungesa e stafit dhe mangësitë buxhetore.

Anëtarja e këtij Komisioni nga radhët e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina kërkoi raport të hollësishëm buxhetor për shpenzimet, meqë sipas saj, ky raport është i mangët në këtë segment.

Pantina: Raporti te pjesa e buxhetit është i mangët për shpenzimet

“Pjesa e raportit për buxhet është shumë e mangët, ju vetëm i keni përmendur shumat që i keni harxhuar në tri kategori, por nuk shpjegohetmë tutje si janë shpenzuar, si janë ndarë, sidomos për mallra dhe shpenzime dhe a ka raport të auditimit të cilit duhet ju t’ia bashkëngjitni raportit vjetor… përndryshe pjesa e raportit të buxhetit nuk i përmbushë as ato standardet të cilat kuvendi i kërkon”, tha Pantina.

Në bazë të vlerësimeve të ASK-së, numri i kosovarëve që janë në diasporë është 703 mijë, ky vlerësim është bërë në vitin 2013-2014. Krasniqi tha se ASK nuk ka për obligim ligjor regjistrimin e diasporës, por sipas tij kjo është një përgjegjësi e Ministrisë së Diasporës, e që ASK mund ta ndihmojë në aspekte teknike.

Raporti u aprovua, por abstenoi deputeti nga radhët e minoriteteve, Kujtim Paqaku, ngase nuk janë të përfshirë në ASK, gjatë anketimit dhe regjistrim pjesëtarët nga radhët e minoriteteve që i për ketë ai.

BE kërkon miratimin e projektligjit për regjistrimin e popullsisë në veri

Projektligji për regjistrimin e popullsisë në katër komunat e veriut të Mitrovicës ka mbetur në sirtarët e Kuvendit të Kosovës dhe asesi nuk po gjendet kohë për shqyrtimin dhe miratimin.

Kryetari i Komisionit parlamentar për Administratë Publike, Zenun Pajaziti tha se si Komision kanë pranuar një dokument për regjistrimin e popullsisë në veri, por kërkoi nga kryeshefi i ASK, Isa Krasniqi që të sqaroi se deri ku ka shkuar ky proces dhe çfarë përmban, mbase është edhe kërkesë e BE, meqë janë sponsorizues.

Krasniqi tha se Qeveria e Kosovës e ka proceduar në Kuvend këtë projektligj, i cili është i njëjtë sikur ligji për regjistrimin e popullsisë në Kosovë, por ky për Mitrovicën e veriut, ku është të përfshirë edhe regjistrimi bujqësisë. Krasniqi tha se ndër sfidat e këtij institucioni mbetet mungesa e stafit dhe mangësitë buxhetore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat