VV: Kadri Veseli planifikues i krimit

Aktuale

VV: Kadri Veseli planifikues i krimit

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 15:19
Xhelal Sveçla

(E plotësuar) -  Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar prokurorinë që t’i hetojë përgjime e aferës Pronto 2, dhe në të njëjtën kohë i ka bërë thirrje LDK-së dhe AAK-së që të distancohen siç thanë ata nga kriminelët e PDK-së.

Anëtarët e kryesisë, Donika Kadaj dhe Xhelal Sveçla në një konferencë për media kanë kritikuar heshtjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ndaj këtyre skandaleve, me ç'rast i kërkuan LDK-së që të dalë nga koalicioni.

Ata u shprehën se kjo është skema e krimit që po udhëheq me Kosovën, të drejtuar nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Sveçla e quajti shfaqje hipokrite nënshkrimin e memorandumit të djeshëm kundër nepotizmit nga Kadri Veseli.

Sveçla: Shfaqja hipokrite e Veselit

“Kadri Veseli ka udhëhequr krimin e nëntokës qysh para se të vie në krye të PDK-së, ky planifikues i krimit dje doli me një shfaqje tjetër hipokrite duke nënshkruar memorandum kundër nepotizmit, gjoja që të ndalojë punësimit partiake e familjare, por ne e dimë si gjithmonë që Kadri Veseli është kriminel dhe bashkë me dostin e tij, Hashim Thaçi nuk do të reshtin së plaçkituri popullin tonë të varfër, derisa të përballen me kundërshtimin e përgjithshëm popullor...Po ashtu, sot e dëgjuam Shaip Mujen teksa flet për korrupsionin në “Ferronikel”, duke kërcënuar partiakët e vet që janë përlyer në këto afera. Kjo tregon që përmasat e krimit në Kosovë nuk janë të kufizuara vetëm në punësime partiake e familjare por kanë prek edhe fabrikat, prodhimin dhe punësimin e popullit. E sot që flasin kanë kaluar shumë vite abuzime që kanë shkatërruar këtë ekonomi, të shumë familjeve që kanë marrë jetë njerëzish, sot Ferronikel po i punëson masiovikisht punëtorët e vet e po shkon drejt mbylljes,  ja ku na ka quar politika mafioze e urdhëruar nga Hashimi, Kadria  dhe e ekzekutuar nga Ademi dhe pjesë e të cilës është edhe Shaip Muja”, shtoi Sveçla.

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla tha se ata që janë pasuruar me gjakun dhe djersën e të varurve, shumë shpejt do të rrëzohen prej vet viktimave të tyre të panumërta që është populli i Kosovës.

Anëtarja tjetër nga Lëvizja Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi kritikojë LDK-në dhe ish-partinë e saj, AAK-në për mosreagime ndaj këtyre përgjimeve.

Kadaj-Bujupi: LDK të distancohet nga këto skandale

“Derisa përditë po dalin skandale të rënda për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, në vend se LDK të distancohet nga këto skandale të vazhdueshme dhe nga ky koalicion, në fakt ne po dëgjojmë deklarata të Isa Mustafës të stilit, që Hashim Thaçi qenka president i shkëlqyeshëm. Krejt kjo është ma e dhimbshme kur kemi parasysh faktin se janë pikërisht votuesit e LDK-së, janë pikërisht përkrahësit, struktura dhe anëtarësia e gjerë e LDK-së, ata të cilët votuan kundër klanit “Pronto” dhe më pas u mashtruan nga Isa Mustafa” ka thënë Kadaj-Bujupi.

Në fund iu bë thirrje LDK-së që të prishë koalicionin, sic thanë ata me këta kriminel që kanë shkatërruar gjithçka në Kosovë, ndërsa, u kërkuar nga AAK-ja që të heqë dorë nga marrëveshje më të njëjtit.

"Kriminelët e klanit “Pronto” i njohim të gjithë, ata janë Veseli dhe dosti i tij, Thaçi"

Anëtarët e Kryesisë Donika Kadaj dhe Xhelal Sveçla në një konferencë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! e ftuan prokurorinë që t’i hetojë këto përgjime e aferës Pronto 2. Ata poashtu, kritikuan heshtjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ndaj këtyre skandaleve, me ç'rast i kërkuan LDK-së që të dalë nga koalicioni. Ata u shprehën se kjo është  skema e krimit që po udhëheq me Kosovën, të drejtuar nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Në fjalën e tij, Xhelal Sveçla, e quajti shfaqje hipokrite nënshkrimin e memorandumit të djeshëm kundër nepotizmit nga Kadri Veseli, për parandalimin e punësimeve partiake e familjare.

"Ne e dimë, siç e kemi ditur gjithmonë, që Kadri Veseli është kriminel dhe bashkë me dostin e tij Hashim Thaçin nuk do të reshtin së plaçkituri popullin tonë të varfër, deri sa të përballen me kundërshtim të fuqishëm gjithëpopullor", theksoi Sveçla.

Sveçla përmendi edhe sekuencat e përgjimeve të publikuara sot, ku Shaip Muja kërcënon bashkëpartiakët e tij se do të ia bëjë publike aferat korruptive në lidhje me privatizimin e Ferronikelit. Ai theksoi se pikërisht ky organizim kriminal, duke verpuar në këtë mënyrë, e ka çuar vendin në varfëri e papunësi të skajshme.

Këto janë arsye, që këta që u pasuruan me djersën e gjakun e të varfërve, do të rrëzohen nga populli i Kosovës.

Ndërkohë, heshtja e LDK-së dhe e AAK-së është e pajustifikueshme.

"Derisa përditë po dalin skandale shumë të rënda për Hashim Thaçin, Isa Mustafa në vend që të distancohet, po jep deklarata që 'Thaçi është president i shkëlqyer'. Kjo është shumë e dhimbshme kur kemi parasysh që votuesit e LDK-së e mbështetën Isa Mustafën dhe LDK-në, pikërisht duke qenë se iu premtua lufta kundër klanit 'Pronto'. Sot mjerisht, LDK-ja nuk nxjerr asnjë zë për këto afera kriminale. Ky qëndrim i LDK-së është në kundërshtim edhe me vullnetin e anëtarësisë së këtij subjekti", tha deputetja Kadaj në fjalën e saj.

Tutje, ajo shtoi se edhe heshtja e AAK'së është tregues i qartë i marrëveshjeve të fshehta të kësaj partie me PDK'në, të cilat filluan që kur AAK filloi të heq vijat e kuqe për koalicion me këtë të dytën.

Në fund iu bë thirrje LDK-së që të prishë koalicionin me kriminelët që kanë shkatërruar gjithçka në Kosovë, ndërsa u kërkua nga  AAK që të heq dorë nga marrëveshjet me po këta kriminelë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat