Rrëfehet shqiptari nga Tetova: Ja tmerri që më ndodhi me serbët në rrugën për Prizren

Aktuale

Rrëfehet shqiptari nga Tetova: Ja tmerri që më ndodhi me serbët në rrugën për Prizren

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 16 gusht 2016 Në ora: 16:52
Ilustrim

Durak Mehmeti, nga Tetova, shtetas i Maqedonisë, më 14 gusht ishte duke udhëtuar për Prizren, kur saktësisht në orën 11, në rrugën Doganaj-Prizren, është sulmuar nga disa serbë.

Mehemeti për gazetën “Bota sot”, rrëfen se ishte duke udhëtuar për të marrë pjesë në një aheng familjar në Prizren me familje, dhe në veturën e tij kishte te vendosur dy flamuj kombëtarë, kur papritmas është sulmuar nga një veturë tjetër.

Ai thotë se personat që kanë qenë në këtë veturë kanë bërë me shenjë tre gishtërinjtë dhe kanë sharë në gjuhën serbe.

“Kam qenë duke udhëtuar me familje, është kon ora 11 e ditës kur dukë vozit kam pa që një veturë ka tentu me me ra dhe unë duke tentu më i ik asaj kam thyer maskën e veturës. Ata dhe pastaj edhe një veturë tjetër më kanë ndjek mbrapa deri sa kam arrit në Prizren”, thotë Duraku.

Ai më tej thotë se kur ka arritur në Prizren, ka kuptuar që arsye, që sipas tij e kanë sulmuar serbët kanë qenë flamujt kombëtarë të vendosur në veturën e tij. Ai thotë se në ato momente ka qenë i tronditur, dhe nuk e ka raportuar rastin në Polici, për arsye që të mos vonohet në ahengun familjar.

“Kjo ngjarje më ka tronditur mua dhe gjithë familjen time. Unë kam mundur shumë lehtë të boj aksident, e te shkoj më krejt familjen”, thotë ai për “Bota sot”. Ai  thotë se duke ikur nga goditja e veturës, atij i është dëmtuar mburoja nga mbrapa e veturës. 

Në fund, Durak Mehmeti thotë se më ai nuk është I sigurt që të udhëtoj nëpër Kosovë, pasi ai ka menduar që është i sigurt por ka mbetur i zhgënjyer.

Image
Vetura e dëmtuar
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat