Thaçi: Së bashku me heroinën, Majlindën ju uruam mirëseardhje miqve të përjetshëm të Kosovës

Aktuale

Thaçi: Së bashku me heroinën, Majlindën ju uruam mirëseardhje miqve të përjetshëm të Kosovës

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 23:10
Hashim Thaçi, Joe Biden

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se partneriteti strategjik me SHBA-të na ka mundësuar të bëhemi shtet dhe gjithnjë e më shumë po na bën një shoqëri demokratike me mundësi të barabarta për të gjithë.

Këto komente Thaçi i bëri përmes një postimi në Facebook, pas pritjes së zëvendëspresidentin Joe Biden.

Postimi i plotë:

Së bashku me Lumen pritëm zëvendëspresidentin Biden dhe familjen e tij. Për t’iu uruar përzemërsisht mirëseardhjen miqve të përjetshëm të Kosovës ishte me ne edhe Majlinda, heroina më e shquar e vendit tonë.
Partneriteti strategjik me SHBA-të na ka mundësuar të bëhemi shtet dhe gjithnjë e më shumë po na bën një shoqëri demokratike me mundësi të barabarta për të gjithë. HTH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat