Jill me nipin dhe mbesën po qëndrojnë në Manastirin e Graçanicës

Aktuale

Jill me nipin dhe mbesën po qëndrojnë në Manastirin e Graçanicës

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 10:28
Pamje nga Manastiri i Graçanicës

Bashkëshortja e nënpresidentit të SHBA-ve Joe Biden, Jill Biden ka arritur në manastirin e Graçanicës me ç’rast është takuar me patrikun Teodosije.

Biden me vete ka marrë edhe nipin dhe mbesën e saj ku kanë vizituar ambientet e këtij manastiri.

Joe dhe Jill Biden pasdite do të marrin pjesë në emërtimin e rrugës Gjilan-Ferizaj me emrin e djalit të tyre Beau Biden që në vitin 2015 ka vdekur nga kanceri.

Jill Biden arrin në Manastirin e Graçanicës 

Zonja e dytë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jill Biden, ka arritur në Manastirin e Graçanicës.

Zonja Biden, ka ardhur në Kosovë për ta shoqëruar bashkëshortin e saj Joe Biden, zëvendëspresidentin amerikan, bashkë me dy nipërit e tyre, fëmijët ë të ndjerit Beau Biden, emrin e të cilit do ta marrë një rrugë në fshatin Sojevë të Ferizajt.

Vizita në Manastirin e Graçanisës, është cilësuar si jozyrtare nga Ambasada e Amerikës në Kosovë dhe ajo nuk do të japë prononcim për media.

Manastiri i Graçanicës gati për mysafiren amerikane

Në Manastrin e Graçanicës çdo gjë është gati për ta pritur mysafiren amerikane që sot do ta vizitojë këtë manastir.

Jill Biden do të takohet me peshkopin Teodosije si dhe do të vizitojë ambientet e manastirit.

Jill Biden ka arritur mbrëmë në Kosovë së bashku me bashkëshortin e saj, nënpresidentin e SHBA-ve Joe Biden si dhe me fëmijët e djalit të tyre të ndjerë Beau Biden.

Familja Biden do të marrin pjesë në emërtimin e rrugës Gjilan-Ferizaj me emrin e Beau Biden të ndjerë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat