Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka thënë se gjithmonë do ta kujtojë takimin shumë emocionues kur Joe Biden, zëvendëspresidentit amerikan ia ka dorëzuar vendimin e emërimit të rrugës për nder të djalit të tij.
Jahjaga këto komente i bëri pas përurimit të kësaj rruge nga familja Baiden dhe shumë pjesëmarrës të ttjerë në këtë ceremoni.
Madje Biden gjatë fjalimit të tij në këtë cermoni edhe e komplimentoi Jahjagën.
“Më falni ju të tjerët, dukeni bukur, por Jahjaga duket më bukur se sa ju të gjithë”, tha Biden duke iu drejtuar Jahjagës që po qëndronte në publik.
Ndërsa ky është postimi i plotë i Jahjagës në profilin e saj në Facebook.
Ne do të jemi përjetësisht mirënjohes ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës që na mbështetën në përpjekjen tonë për të ndërtuar shtet të lirë dhe të pavarur. Kosova sot e dëshmoi që është aleati kryesor i SHBA-ve në rajon, duke vazhduar thellimin e miqësisë.
Jam jashtëzakonisht e lumtur që zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden me familje erdhën në Kosovë për të inaugurar rrugën dedikuar djalit të tij të ndjerë, Beau Biden, i cili kontribuoi që në ditët e para të lirisë të ndërtojë institucionet e drejtësisë që do të forconin shtetin ligjor.
Do ta kujtoj gjithë jetën takimin me të, takim me shumë emocione, kur i dorëzova vendimin e emërimit të rrugës për nder të djalit të tij, si mënyrë e jona për të nderuar ata që besuan në fuqinë e shoqërisë tonë për të krijuar vend të lirë, të njerëzve te barabartë.