Biden përfundon vizitën, Veseli e përcjell në Aeroport

Aktuale

Biden përfundon vizitën, Veseli e përcjell në Aeroport

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 17:55
Kadri Veseli, Joe Biden

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka shoqëruar deri në aeroplan zëvendëspresidentin Amerikan Joe Biden dhe familjen e tij, në mbyllje të vizitës në Kosovë.

Pas shoqërimit dhe bisedave miqësore në Aeroport, kryeparlamentari Veseli e ka falënderuar zëvendëspresidentin Amerikan për mesazhet mbështetëse për Republikën e Kosovës.

"Pata nderin ta përcjell dhe falënderoj për vizitën në Kosovë, zëvendëspresidentin Biden. Mirupafshim mik i madh i Kosovës", ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook pak minuta pas përcjelljes së zvpresidentit Amerikan Biden.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat