Jahjaga ideoi emërtimin e rrugës “Beau Biden”

Aktuale

Jahjaga ideoi emërtimin e rrugës “Beau Biden”

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 21:23
Joe Biden, Atifete Jahjaga

Presidentja Atifete Jahjaga ishte ideatore për emërtimin e rrugës nacionale mes Ferizajt dhe Gjilanit me emrin e Beau Biden, të birit të nënpresidentit amerikan Joe Biden.

Beau ishte pjesë e misioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovën, në formate të ndryshme, ndërsa ndërroi jetë vitin e shkuar pasi humbi luftën me kancerin.

Emërtimi i rrugës në emër të të birit të nënpresidentit Biden e ka emocionuar këtë të fundit, që gjatë vizitës së sotme në Kosovë ka premtuar se të gjithë anëtarët e familjes, në breza, do të vijnë për ta vizituar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat