Gashi dyshon se marrëveshja e demarkacionit nuk është në rregull

Aktuale

Gashi dyshon se marrëveshja e demarkacionit nuk është në rregull

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 23:59
Arben Gashi

Arben Gashi, deputet i LDK-së ka thënë në “Interaktiv” të KTV-së, se Komisioni Shtetëror për Demarkacion nuk ka qenë serioz dhe nuk ka bërë hulumtim paraprak.

Ai ka thënë se ka hapësirë për dyshim në këtë proces.

“Ka hapësirë për dyshim se procesi nuk ka shkuar në rrugë të duhur, dyshimi i profesionistëve është i arsyeshëm”, ka thënë Gashi, teksa ka shtuar se debati i 3 gushtit ka qenë mjaft produktiv.

Ai thotë se do ta bëjë punën e deputetit dhe se deri tash ai shprehej se demarkacioni nuk është në rregull.

“Sipas asaj që kam parë deri tash, si rezultat i strategjisë ka një marrëveshje që mund të mos jetë në rregull”, ka shtuar Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat