Pas vizitës në Kosovë, ja çfarë nxirret nga hoteli ku qëndroi Joe Biden

Aktuale

Pas vizitës në Kosovë, ja çfarë nxirret nga hoteli ku qëndroi Joe Biden

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 18 gusht 2016 Në ora: 09:05
Foto Bota sot

Zëvendëspresidenti i SHBA-së Joe Biden, gjatë vizitës së tij në Kosovë, në kuadër të një turneu ballkanik ku vizitoi edhe Serbinë, për dallim që në shtetin serb nuk kishe kaluar as edhe një natë, ai preferoi që një natë gjumë ta bënte në shtetin e Kosovës.

Biden qëndroi në njërin nga hotelet në kryeqytet dhe për sigurinë e tij ishin marrë masa të rrepta sigurie në mënyrë që cdo gjë të kaloj pa ndonjë incident.

Hoteli ku ka qëndruar Biden ka qenë i rrethuar me forca të mëdha policie, si dhe vazhdimisht një helikopter ka patrulluar nga qielli.

Por sot, një ditë pas vizitës së tij, nga hoteli janë parë punëtorë të ambasadës amerikane duke nxjerrë disa valixhe dhe gjësende të ndryshme, gjë që dëshmojnë edhe për masat e ndërmarra brenda hotelit, me qëllim për sigurinë sa më të lartë të Zëvendëspresidentit, Joe Biden, shkruan Bota sot.

Zëvendëspresidenti amerikan gjatë qëndrimit në Kosovë porositi udhëheqësit politik të Kosovës që ta vazhdojnë dialogun me Serbinë dhe ta përmbyllin çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, shkruan Bota sot. Po ashtu të përmbyllet edhe çështja e demarkacionit me Malin e Zi dhe institucionet e Kosovës të vazhdojnë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Image
Valixhe
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat