Sejdiu: Miqësia e Kosovës me SHBA'në u keqpërdor nga klani "Pronto"

Aktuale

Sejdiu: Miqësia e Kosovës me SHBA'në u keqpërdor nga klani "Pronto"

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 13:28
Dardan Sejdiu

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook thotë se Kosova nuk e ka shfrytëzuar si duhet mbështetjen e SHBA'së. Ai e ka akuzuar "Klanin Pronto" për keqpërdorimin e miqësisë mes Kosovës dhe SHBA'së.

"Vizitat u shfrytëzuan nga klani Pronto për legjitimim të krimeve të tyre, propagandë që vetëm solli zhbërje të Republikës", ka thënë mes tjerash Sejdiu.

Në postimin e tij Sejdiu shkruan:

Vizitat e zyrtarëve të lartë të SHBA në Kosovë që prej shpalljes së pavarësisë ishin të shumta dhe përfshijnë vizita të Bill Klinton në Nëntor 2009, Hillary Clinton në Tetor 2010, Philip Reeker në Janar 2012, John Kerry në Dhjetor 2015, Victoria Nuland ne vitin 2014 dhe persëri sivjet, dhe së fundi Joe Biden dje por edhe në vitin 2009.

Kjo miqësi e SHBA-ve u keqperdor nga klani Pronto. Kosova nuk u bë me ushtri dhe ekonomi, me drejtësi e shëndetësi, demokraci e republikë. Vizitat u shfrytëzuan nga klani Pronto për legjitimim të krimeve të tyre, propagandë që vetëm solli zhbërje të Republikës.

Asnjë vend tjetër nuk ka dështuar më shumë se Kosova në zhvillimin e vet duke pasë perkrahu SHBA-të, shembuj të shteteve si Korea e Jugut dëshmojnë mundësitë e humbura të Kosovës për shkak të Klanit Pronto.

Përgjatë këtyre viteve dhe në mes të këtyre vizitave të shumta Klani Pronto rehatoi familjar dhe aparatqik partiak në borde, shkatërroi ekonominë, uzurpoi prokurorinë dhe gjyqesinë, ndau Kosovën dhe po tenton të fal tokë.

Miqësia me SHBA duhet të jetë ALEANCË. Korea e Jugut duhet të jetë shembull. Ndërsa klani Pronto duhet larguar për tu arritur ky synim", ka shkruar Sejdiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat