Ja dhurata që Joe Biden i bëri Vlora Dumoshit

Aktuale

Ja dhurata që Joe Biden i bëri Vlora Dumoshit

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 16:43
Vlora Dumoshi dhe Joe Biden

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka dhuruar një dhuratë shefes së stafit të kryeministrit Isa Mustafa, Vlora Dumoshi.

Ai i ka dhuruar asaj një monument, për të cilin sipas shefit të kabinetit të kryeministrit Sokol Havolli, Dumoshi është angazhuar intensivisht dhe e ka ideuar atë.

“Vlora, Ne familja Biden jemi gjithmonë borxhli ndaj jush dhe ndaj bashkëatdhetarëve tuaj”, është shkruar nga dora e Biden në atë monument të vogël.

Image

 

”Pas përfundimit të ceremonisë së emërtimit të rrugës me emrin e Joseph R. ‘Beau’ Biden, III, me iniciativë të Zëvendës Presidentit Joe Biden, ai i ka ndarë disa minuta të veçanta për shefen e Stafit të Kryeministrisë, Vlora Dumoshi, në respekt të institucioneve të Kosovës për organizimin. Në këtë rast, Zëvendës Presidenti ka falënderuar Vlora Dumoshin, si një nga organizatorët e vizitës duke e nderuar me një kopje të nënshkruar të monumentit, të cilin Vlora e ka ideuar dhe ka punuar intensivisht për realizimin e projektit. Ky është mesazhi që të gjithë kolegëve të Vlorës na ka bërë krenar”, ka shkruar Havolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat