Ymeri për Thaçin: Mafiozi i Pronto-s mori bajrakun për ringjalljen e “Zajednicës”

Aktuale

Ymeri për Thaçin: Mafiozi i Pronto-s mori bajrakun për ringjalljen e “Zajednicës”

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 21:01
Visar Ymeri

Menjëherë pas adresimit publik të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi ndaj deputetëve të Kosovës, ku kërkoi nga ta që të votojnë marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi dhe atë të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, ka reaguar kreu i Vetëvendosjes Visar Ymeri.

Ymeri konsideron se me paraqitjen e tij, Thaçi ka ushtuar trysni mbi deputetët e Kosovës për ratifikimin e këtyre marrëveshjeve.

Kryetari i VV-së, përmes një shënimi në profilin e tij në Facebook, e ka quajtur Thaçin mafioz të aferës Pronto, duke thënë se ai nuk është president, dhe si i tillë ka marrë bajrakun për ringjalljen e “Zajdenicës”.

“Thaçi lansoi publikisht fushatën e trysnisë mbi deputetët e Kuvendit të Republikës që ta ratifikojnë nënshtrimin dhe kapitullimin e tij ndaj Malit të Zi. Ai po e merr edhe bajrakun e ringjalljes së 'Zajednicës'. Ky mafioz i aferës PRONTO nuk është as President dhe as i Kosovës”, ka shkruar Ymeri.

Sipas Ymerit, Thaçi faljen e 8.200 hektarëve e lidh me izolimin ndërkombëtar, integrimin evropian e në NATO, me ushtrinë e Kosovës e me çka jo tjetër, duke shtuar se ai e ka hall vetëm vetveten.

“Ky nuk është shef i shtetit dhe as i qytetarëve. Ky është shef vetëm i Grabovcit. Dhe, që të dy e kanë vendin në burg”, ka përfunduar Ymeri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat