Kadri Veseli: LDK kërkoi të shtyhet seanca për demarkacionin në momentin e fundit

Aktuale

Kadri Veseli: LDK kërkoi të shtyhet seanca për demarkacionin në momentin e fundit

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 21:41
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kreu i PDK’së, Kadri Veseli thotë se ka punuar shumë që seanca për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, të ndodhte para 16 gushtit, ditën kur zëvendëspresidenti amerikan qëndroi për vizitë në Kosovë.

Veseli për Klan Kosova tha se partneri i tyre i koalicionit, LDK, në momentet e fundit ka kërkuar që kjo seancë të shtyhet për 1 shtator.

“Vendosmëria ime ishte që demarkacioni të votohet para 16 gushtit.Ky ka qenë impenjimi im”.

“Në momentin e fundit LDK ka kërkuar që të shtyhet seanca për demarkacionin, ndonëse kreu i kësaj partie, Isa Mustafa gjithmonë është deklaruar për ratifikimin e demarkacionit”, tha Veseli.

Veseli tha se është i sigurt se demarkacioni do të kalojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat