Veseli: Përgjimet, të papranueshme

Aktuale

Veseli: Përgjimet, të papranueshme

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 23:19
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në Zona e Debatit ka thënë se përgjimet e publikuara, pjesë e të cilave është edhe ai, kanë shkaktuar shqetësim tek qytetarët e vendit.

Ai ka theksuar se duhet pasur kujdes të mos shkohet në gjykim publik, por që punët e drejtësisë t’u lihen organeve që merren me këtë punë. “Do të dëshiroja që t’i kërkoj falje të gjithë qytetarëve të Kosovës që e kanë ndjerë veten të kërcënuar se bisedat e tyre duhet të përgjohen. Ne duhet të ndërtojmë një aspekt moral, me ç’rast çështjet që kanë të bëjnë me drejtësi të mbeten pasuri e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kur shkojmë tek gjykimi publik krijojmë shqetësim. Ka ligje mbi të cilat kryhen përgjimet. Por kur kemi të bëjmë me gjykimin publik, lidhur me atë se çfarë kulture ke, çfarë mendimi ke, çfarë flet për tjetrin. Të gjithë duhet të mendojnë për prindërit e dikujt, bashkëshortët, fëmijët”, tha Veseli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat