Veseli: Familja Galica, e pavdekshme

Aktuale

Veseli: Familja Galica, e pavdekshme

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 11:21
Kadri Veseli

Në fshatin Galicë të Vushtrrisë, është bërë rivarrimi i eshtrave të familjarëve të Azem Galicës, me ç’rast kryekuvendari Kadri Veseli, ka thënë se familja Galica s’do të vdesë kurrë.

Veseli po ashtu ka bërë thirrje që të sillen në Kosovë edhe eshtrat e Shotë Galicës, gruas së Azemit, për shkak se sipas tij, ajo është e vetmja që nuk pushon pranë familjarëve të saj.

Kurse Arsim Gërxhaliu, Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore i ka dërguar kryeparlamentarit Veseli disa artefakte të cilat janë gjetur pranë trupit të nënës së Azem Galicës, Sherife Galicës.

Veseli ka thënë se ato do konservohen në mënyrë që të ruhen përjetësisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat