Nënkryetari i VV: Thaçi po e dëshmon që s`është president

Aktuale

Nënkryetari i VV: Thaçi po e dëshmon që s`është president

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 20 gusht 2016 Në ora: 10:37
Hashim Thaçi

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje,  Dardan Sejdiu përmes një postimi në facebok ka kritikuar presidentin Hashim Thaçi.

Sipas Sejdiu Thaçi edhe vet po e dëshmon që nuk është president.

Image
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu

“Thaçi edhe vet po e dëshmon që nuk është President. As rolin minimal publik që do i takonte si President nuk mund ta bëjë si duhet, e lere më mbrojtjen e interesave nacionale të Republikës”, ka shkruar Sejdiu.

Më tej sipas tij, Hashim Thaçi në vend që të flasë për konsensus shoqëror rreth temave të mëdha, flet për vota të koalicionit

“Pra, në vend se të flet për konsensus shoqëror rreth temave të mëdha, flet për vota të koalicionit. Në vend se të kërkoj hetim dhe drejtësi, vazhdon me injorancë e kërcnime. Ndërsa, Mustafa si një imitator i dobët, e servil i shkathët i dyshës Thaçi / Veseli po e bënë të njejtën por me anëtarësinë e tradhtuar të LDK-së”, ka shkruar Sejdiu./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat