Sejdiu: Nuk barazohen Shpend Ahmeti e Adem Grabovci

Aktuale

Sejdiu: Nuk barazohen Shpend Ahmeti e Adem Grabovci

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 19:51
Adem Grabovci, Shpend Ahmeti

Dardan Sejdiu, nënkryetar i Komunës së Prishtinës, në profilin vet të Facebookut ka akuzuar bartësit e pushtetit qendror për, siç ka thënë ai, kapjen totale të institucioneve të vendit, ndërsa LDK -në bartëse e këtij organizimi kapës.

Ai ka përmendur ditën e protestave të caktuar më 1 shtator nga Vetëvendosja dhe paralajmëron “çlirim institucionesh”.

Sejdiu duke theksuar se s’ka si të barazohen Shpend Ahmeti dhe Adem Grabovci, ka shrkuar:

“Dosjet Pronto kane deshmuar kapjen totale qe Hashim Thaci dhe Kadri Veseli i kane bere institucioneve publike me ane te vegles/ndermjetesuesit Adem Grabovci.

Sot kjo kapje u shperfaq dhe u zhvesh ne plotni. Se pari RTK se bashku me portalet e tyre shperndan nje te pavertete te madhe, pastaj u munduan te barazojne Shpend Ahmetin me Adem Grabovcin, dhe tash vet Hashim Thaci qenka deklaruar qe keto qenkan te njejta.

Ndersa LDK e Isa Mustafes asnje fjale nuk e tha per keto pergjime, perkundrazi hesht sepse eshte vet pjese e ketij organizimi. Qe 14 vite qeverisin bashke, ne Komune deri ne vitin 2014 kur edhe u clirua Prishtina, ndersa ne nivel qendror ende.

Tash e nje kohe jane bashke, tash e nje kohe u munduan me bllokime. Tash perseri po behen bashke kunder Prishtines me instrumentet e ndertuara nga klani Pronto.

1 Shtatori eshte afer, renia juaj edhe me afer, e clirimi i institucioneve qe i keni sakatosur nga paditunia, shantazhet dhe kercenimet menjehere pas.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat