Heqja e barrikadës në veri çështje ditësh

Aktuale

Heqja e barrikadës në veri çështje ditësh

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 20:01
Ura në Mitrovicë

Saktësisht një javë më parë ka filluar heqja e barrikadës mbi lumin Ibër në Mitrovicë. 

Por mundësia për qarkullim në të dyja antë e urës do të bëhet në janar të viti të ardhshëm.

Revitalizimi i urës financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian, me një kosto prej 1,2 milionë euro. Derisa punimet kanë filluar nga ana jugore e urës, në veri gjithçka mbetet siç ka qenë.

Por në zyrën e Bashkimit Evropian kanë thënë se kanë marrë leje e ndërtimit edhe nga komuna e Mitrovicës veriore.

Madje fillimin e punimeve nga ana jugore ata e arsyetojnë ngase kështu palët janë marrë vesh, madje thonë që heqja e barrikadës në anën veriore do të bëhet shumë shpejt pa saktësuar kur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat