Hyseni nesër në Anamoravë, diskuton për sigurinë

Aktuale

Hyseni nesër në Anamoravë, diskuton për sigurinë

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 22:30
Skender Hyseni

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, në kuadër të takimeve që do të mbajë në të gjitha rajonet e Kosovës, të hënën do takohet me anëtarët e Forumeve lokale të Sigurisë të regjionit të Gjilanit.

“Në këto takime do të diskutohet për trafikimin me qenie njerëzore, përdorimi i drogave dhe për parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm”, thuhet në një komunikatë për media lëshuar nga zyra për informim e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në komunën e Gjilanit do të marrin pjesë përfaqësuesit e forumeve nga komunat e këtij regjioni: komuna e Kamenicës, komuna e Vitisë, komuna e Novobërdës, komuna e Ranillugut, komuna e Kllokotit dhe komuna e Parteshit.

Takime të tilla Hyseni deri më tani ka zhvilluar në Mitrovicë, Pejë, Prizren dhe Ferizaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat