Gjuriq: Kosova s’po e zbaton asnjë marrëveshje të arritur në Bruksel

Aktuale

Gjuriq: Kosova s’po e zbaton asnjë marrëveshje të arritur në Bruksel

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 08:28
Marko Gjuriq

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se është bërë një grumbull i detyrimeve të Kosovës që nuk i ka zbatuar, pas takimeve dhe dakordimeve në Bruksel.

Ndërsa, sipas Gjuriq, Beogradi ka përmbushur pothuajse të gjitha, madje edhe disa që nuk janë të njohura për publikun.

“Shumë shpesh dora jonë ka mbetur e shtrirë në ajër, sidomos kur bëhet fjalë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura”, ka pohuar Gjuriq derisa bashkë me 50 fëmijë serbë nga Kosova vizitoi një kopsht zoologjik në Beograd.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat