Presioni për të cilën nuk flitet

Aktuale

Presioni për të cilën nuk flitet

Nga: Diana Bunjaku Më: 22 gusht 2016 Në ora: 12:22
Bajram Gecaj

Bajram Gecaj Zv/ Ministri i Ministrisë së Administrimit e Pushtetit Lokal në rrjetin social facebook, ka shkruar se kohën e fundit disa analistë të opozitës e kanë tepruar me deklaratat e tyre se gjoja ndaj deputetëve të pozitës po ushtrohet “dhunë”. Ai ka hedhur poshtë deklaratat e tyre përmes këtij postimi.

Postimi plotë:

“Na kanë lodhë kohëve të fundit disa ‘analistë’ dhe pjesëtarë të opozitës me deklarimet e tyre se “ndaj deputetëve të pozitës po ushtrohet presion që të votojnë në favor të ratifikimit të demarkacionit”. Edhe pse një qasje e tillë në të gjitha vendet demokratike nuk do të konsiderohej presion, aq më shumë kur dihet se strukturat partiake janë shprehur pro këtij procesi. Këta analist dhe jo pak media, nuk po flasin për një fakt tjetër, konkretisht për presonin krejt të pazakonshëm të cilit i nënshtrohen tash sa kohë deputetët e opozitës nga strukturat e tyre partiake. Deri sa nga ana jonë paska të tillë të cilët mendojnë ndryshe, si është e mundur që në anën tjetër asnjeri nga deputetët mos të mendoj as edhe dyshoj se ndoshta po gabojnë dhe atë asnjëherë pa asnjë përjashtim. A thua pse? Sepse në anën tjetër ka një mendësi tjetër, një trysni tjetër, një lloj uniformizmi bolshevik, një disiplinë ushtarake ku, demokracia ka vdekur e para e pas saj edhe toleranca dhe mendimi ndryshe. Prandaj analistë analizoni edhe një herë – është fjala për presion partiak të panjohur ndër ne deri më tani”, ka shkruar Gecaj në faqen e tij të facebook./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat