KMDLNj: Ja pse vdiq e paraburgosura e Qendrës Korrektuese në Lipjan

Aktuale

KMDLNj: Ja pse vdiq e paraburgosura e Qendrës Korrektuese në Lipjan

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 13:04
QKUK

Një e burgosur e Qendrës Korrektuese në Lipjan ka vdekur të dielën pasdite në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Për këtë rast është njoftuar policia e Kosovës të cilët e kanë cilësuar si vdekje të dyshimtë.

Mirëpo, Këshilli për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në Prishtinë, nëpërmjet një komunikate është deklaruar se e burgosura e lindur në vitin 1976 vuante nga një sëmundje e pashërueshme.

Sipas kësaj organizate, ata kishin kërkuar që për shkak të gjendjes shëndetësore ajo të lirohej  apo t’i zëvendësohej masa e paraburgimit me ndonjë masë tjetër në mënyrë që ajo të ketë mundësi për trajtim dhe shërim.

KMDLNJ konstaton se Shërbimi Korrektues i Kosovës në Lipjan ka ndërmarrë të gjitha masat, në kuadër të mundësive ekzistuese për trajtimin shëndetësor të të paraburgosurës B. Z mirëpo, gjykata ka vendosur ta mbajë atë të mbyllur në burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat