Bajram Gecaj tallet me Shpend Ahmetin: Q7'shi po e pret kryetarin e ri të LDK'së

Aktuale

Bajram Gecaj tallet me Shpend Ahmetin: Q7'shi po e pret kryetarin e ri të LDK'së

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 23:51
Mustafa dhe Audi Q7

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës dhe zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, është tallur me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, për dështimin e tij në përmbushjen e premtimit të tij publik për shitjen e automjetit Audi Q7, që përdorej nga paraardhësi i tij, Isa Mustafa.

Gecaj ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se Q7'shi është duke e pritur kryetarin e ri të Prishtinës, që ai beson se do të jetë nga radhët e partisë së tij, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

"Populli thotë, "zoti është i madh"...Q7 po e pret Kryetarin e ri të LDK-së, sepse LAV udhëheqjen me Prishtinën në të ardhmen vetëm në ëndërr mund ta shohin....", ka shkruar Gecaj në rrjetin social. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat