Sindikata e Punëtorëve të RTK-së: Sulmi ndaj mediumit, sulm ndaj gjithë vendit

Aktuale

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së: Sulmi ndaj mediumit, sulm ndaj gjithë vendit

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 08:22
Sulmi

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm kriminal ndaj mediumit  të vetëm publik RTK, ku persona të panjohur kanë sulmuar objektin e RTK-së, me granat dore me saktësisht vendin ku janë të vendosur transmetuesit e valëve dhe gjeneratorët rreth orës 22:00.

Në kohën kur ka ndodhur ky shpërthim, shumë nga kolegët tanë ishin në vendet e tyre të punës dhe fatmirësisht të gjithë kanë shpëtuar. SPERTK dënon fuqishëm këtë akt të shëmtuar të këtyre personave dashakeq, i cili është i drejtuar ndaj të ardhmes së RTK-së dhe gjithë vendit. SPERTK kërkon nga organet e hetuesisë, që sa më parë të zbardhin këtë akt qyqarë të drejtuar ndaj mediumit të vetëm publik RTK.  

SPERTK nuk dëshiron të paragjykoj motivet e këtij sulmi, por i dënon të gjitha sulmet fyerjet, të cilat po bëhen kohës së fundit në adresim të RTK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat