Berisha: Sulmuesit e RTK-së janë në qendër të Prishtinës

Aktuale

Berisha: Sulmuesit e RTK-së janë në qendër të Prishtinës

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 23 gusht 2016 Në ora: 12:15
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha ka thënë pas sulmit të RTK-së, se duhet dhënë dorëheqje Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni dhe Kryepolici Shpend Maxhuni.

Sipas tij, këto sulme në institucione me minahedhëse, akterët e tyre ndodhën në qendër të Prishtinës, ndërsa nuk po duan qëllimit të zbulohen nga organet e rendit dhe ligjit.

Postimi i tij:

Pas sulmit në RTK’ë Minstri Hyseni dhe kryepolici Shpend Maxhuni duhet të japin dorheqje... Nuk mundë te lejojmë që të tallen me sigurin e vendit njërzit e papërgjegjëshem në stilin e ..Boshko Buhës,, kur t,i teket me granta me ven në pikpytje prespektivën evropiane të Kosovës.

Sulmet në institucione me minahedhësa, tash edhe me bomba dore dhe moskapja e tyre përkundër asaj që këto objekte jan të mbuluara me kamera të siguris dhe gjenden në qendër Prishtinës, me të drejtë na bëjn të dyshojm se organet e rendit dhe ligjit nuk po dojn me i zbulu akterët e këtyre veprimeve.

Zafa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat