LB-ja: Autorët e veprave kriminale të dalin para drejtësisë

Aktuale

LB-ja: Autorët e veprave kriminale të dalin para drejtësisë

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 13:23
Sulmi në RTK

Sulmin ndaj RTK-së e ka dënuar edhe Lëvizja për Bashkim. Kjo Lëvizje me anë të një komunikate duke dënuar këtë akt që e ka quajtur barbar ka kërkuar që autorët e këtyre veprave kriminale të dalin para drejtësisë.

Lëvizja për Bashkim, sulmet e tilla mbi institucionet shtetërore e publike të Kosovës, i cilëson si akte qyqare, ndërsa mënyrën e tillë të përpjekjes për arritjen e qëllimeve, si të mjerë.

“Përpjekja për t’u imponuar medieve në mënyrë të dhunshme agjenda politike, edhe në rastet kur ato cilësohen si më të drejtat, është e papranueshme dhe e dënueshme. Nëse secili që konsideron se ka të drejtë do t’ia lejonte vetes përdorimin e dhunës ndaj tjetrit, vendi do të shkonte drejt një kaosi total.

Prandaj, Lëvizja për Bashkim e dënon fuqishëm këtë tendencë të instalimit të praktikës së dhunës ndaj institucioneve të vendit dhe kërkon nga organet e rendit që sa më parë t’i gjejnë dhe t’i vënë para drejtësisë autorët e këtyre akteve kriminale”, thuhet në një komunikatë për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat