Instituti i Medias së Kosovës: Autorët që sulmuan RTK-në, të dalin para drejtësisë

Aktuale

Instituti i Medias së Kosovës: Autorët që sulmuan RTK-në, të dalin para drejtësisë

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 16:03
Instituti i Medias së Kosovës

Instituti i Medias së Kosovës dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj televizionit publik të Kosovës, RTK.

Sulmet e tilla janë të papranueshme dhe si të tilla nuk ndihmojnë shoqërinë, përkundrazi. Mediat duhet të jenë në gjendje të punojnë lirshëm dhe në mënyrë të sigurt për ta kryer misionin që kanë, thuhet në reagimin e IMK’së.

“Industria mediale në Kosovë duhet të ndihmohet të kryejë punën dhe jo të sulmohen në misionin e tyre, sepse kjo pengon lirinë e shprehjes. U bëjmë apel organeve të drejtësisë që të ndërmarrin masa ligjore që autorët e dhunës të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë”, thuhet në fund të reagimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat