Ambasada amerikane: Një grup i paftyrësh sulmoi RTK-në

Aktuale

Ambasada amerikane: Një grup i paftyrësh sulmoi RTK-në

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 16:58
ilustrim

Ambasada amerikane dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm me minahedhës në drejtim të hapësirave të Radio-Televizionit të Kosovës.

Në një reagim për media  Ambasada amerikane thotë se e ka parë atë si një sulm shtesë kundër demokracisë Kosovare dhe avancimit të mundimshëm të Kosovës drejt integrimeve Euro-Atlantike.

“Ambasada amerikane dënon sulmin e mbrëmshëm me minahedhës në drejtim të hapsirave të Radio-Televizionit të Kosovës, duke e parë ate si një sulm shtesë kundër demokracisë Kosovare dhe avancimit të mundimshëm të Kosovës drejt integrimeve Euro-Atlantike. Një grup i vogël paftyrësh tanimë ka shtuar edhe një sulm mbi lirinë e mediave në listën e saj të sulmenve kundër parimeve demokratike dhe vlerave Euro-Atlantike. Kosova është më e mirë se kaq. Ambasada amerikane fuqimisht përkrahë përpjekjet e institucioneve Kosovare për sundimin e ligjit në hetimin e këtyre krimeve”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Ambasada amerikane thotë ndër të tjerash se fuqimisht përkrahë përpjekjet e institucioneve Kosovare për sundimin e ligjit në hetimin e këtyre krimeve.

“Qëndrojmë pranë qytetarëve të Kosovës duke i kundërshtuar ata të cilët më parë do të shërbeheshin me taktika terroriste, sesa me ato të njerëzve të lirë dhe demokratik”, thuhet në fund të reagimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat