Pallaska: Klasa politike po e “udhëheq” vendin drejt trazirave civile

Aktuale

Pallaska: Klasa politike po e “udhëheq” vendin drejt trazirave civile

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 18:42
Dastid Pallaska

Njohësi i rrethanave politike në vend dhe analisti Dastid Pallaska, ka reaguar ndaj sulmit të fundit që u bë në objektin e RTK-së.

Pallaska përmes një postimi në Facebook, ka thënë se edhe nëse kryesit e sulmeve me bomba nuk do të kapen kurrë, është më se sigurt se kjo klasë e konsumuar politike po e “udhëheq” vendin drejt trazirave civile.

Postimi i plotë:

Edhe nëse kryesit e sulmeve me bomba nuk do të kapen kurrë, është më se sigurt se kjo klasë e konsumuar politike po e “udhëheq” vendin drejt trazirave civile.
Kjo klasë e konsumuar politike i ka bërë edhe armiqtë tonë të përbetuar të marrin pushim. Edhe ata ia kanë besuar shkatërrimin e Republikës kësaj klase të konsumuar politike e cila në përpjekjen e vet për të mbajtur pushtetin apo ardhur në pushtet nuk kursen asnjë mjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat