LDK s’e ka dert prishjen e koalicionit me PDK-në

Aktuale

LDK s’e ka dert prishjen e koalicionit me PDK-në

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 20:21
ilustrim

Mesazhet e eksponentëve të lartë të PDK-së drejtuar partnerit të koalicionit, LDK- së, se në rast se nuk kalon demarkacioni, atëherë do të ketë pasoja të pariparueshme për koalicionin nuk po i bëjnë përshtypje Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Zyrtarë të kësaj partie thonë se nëse prishet koalicioni dhe vendi shkon në zgjedhje, atëherë kjo parti nuk i frikësohet vullnetit të qytetarëve.

Këshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj deklaron partia të cilit ai i  takon ka hyrë në cikle zgjedhore prej vitit 1999 dhe nuk i druhet as zgjedhjeve kur do që mbahen ato. Megjithatë, ai beson se deputetët do të votojnë në mënyre racionale dhe demarkacioni do të kalojë.

Ndërkohë në partinë më të madhe në vend, PDK,  janë të mbyllur për deklarime për sa i përket çështjes se demarkacionit.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat