Hoxha: Hierarkia e klanit e qartë, mafiozët më lehtë e kanë me mbrojtjen e Policisë

Aktuale

Hoxha: Hierarkia e klanit e qartë, mafiozët më lehtë e kanë me mbrojtjen e Policisë

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 14:58
Ylli Hoxha e Donika Kada-Bujupi

(E plotësuar) - Përgjimet, të cilat për çdo ditë po publikohen në media kanë shtyrë Lëvizjen Vetëvendosje që sërish të organizojë një konferencë për media me temën përgjimet e fundit, dhe të kërkojnë mobilizimin qytetar për të detyruar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli që të japin dorëheqje.

Shqetësimi i Vetëvendosjes i bartur nëpërmjet aktivistit të kësaj lëvizje Ylli Hoxha, është se përgjimet e djeshme po dëshmojnë dhe janë fakt “shqetësues që ‘Klani Pronto’ ka shtuar kontrollin edhe ndaj Policisë së Kosovës”.   

Ai tha se nga këto përgjime dihet qartë se si Adem Grabovci thërret “dostin” e tij drejtorin e Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe i kërkon që t’i arrestojë kundërshtarët politik.  

Hoxha ka shtuar se hierarkia është e qartë dhe kriminelët e ‘Klanit Pronto’ janë edhe prokurorë e kryetarë gjykate, ku theksoi se mafiozët gjithmonë ushtrojnë më lehtë veprimtarinë e tyre kriminale kur kanë mbrojtjen e policisë.

Hoxha:Mafiozët e kanë më lehtë të ushtrojnë veprimtarinë kur mbrohen nga Policia

“Hierarkia është e qartë , kriminelët e ‘Klanit Pronto’ janë edhe prokurorë, edhe kryetarë gjykate, edhe drejtor policie edhe drejtor të ndërmarrjeve publike madje edhe drejtor të mediumit publik...Mafiozët gjithmonë ushtrojnë më lehtë veprimtarinë e tyre kriminale kur e kanë mbrojtjen e policisë, përndryshe nuk mund të shpjegohet kur për këto dy javë kur përgjimet po shpalosin nivelin e krimit dhe korrupsionit në shtetin tonë, nivelin e kapjes së shtetit nuk ka ndodhur asnjë arrestim i vetëm i akterëve të përfshirë”, tha Hoxha.

Edhe në këtë konferencë Hoxha tha se dorëheqja e Grabovcit nuk mjafton, por që mobilizimi qytetar duhet të detyrojë Thaçin e Veselin që të japin dorëheqje e që me një shtator të filloj procesi i ri i cili  deligjitimiton këta njerëz, “të cilët më vonë i çon në Dyz dhe Dubravë që të ushtrojnë burgun e merituar”.

Hoxha: Dorëheqja e Grabovcit nuk mjafton, të jap dorëheqje Thaçi dhe Veseli

“Dorëheqja e Grabovcit nuk mjafton, kjo dorëheqje ka dëshmuar se ky pushtet nuk është i paprekshëm, por mobilizimi i fuqishëm qytetarë duhet të detyrojë Thaçin dhe Veselin të japin dorëheqje. Nuk mund të presim nga prokurorët sepse ata i ka punësuar ‘Pronto’, nuk presim nga Policia sepse drejtuesit e policisë janë nën kontroll të ‘Klanit Pronto’, nuk mund të presim që të na e tregoj të vërtetën RTK-ja sepse menaxhmeti i këtij mediumi është i vendosur në funksion të klanit”.

Që të bëhet mobilizim qytetar për protestën e  1 shtatorit ka kërkuar edhe deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi.

Ajo në këtë konferencë për media tha se dëmet që po i shkakton ‘Klani Pronto’ Kosovës, janë të mëdha sa që nuk mund as të minimizohen.

Kadaj-Bujupi: Dëmet që po i shkakton ky klan janë të mëdha

“Dëmet që po i shkakton ky klan Kosovës janë aq të mëdha saqë nuk mund të minimizohen me dorëheqjen e nj individi, sepse siç po shihet as krimi në këtë rast nuk është individual por është një krim i organizuar i cili fillon  nga krerët e shtetit dorëheqja e të cilëve është e nevojshme  që ky vend të pastrohet...Dëshirojmë që të ju thërrasim, se duke parë degradimin që po ndodh në vend që me datën 1 shator gjithsecili, çdo njëri dhe çdo njëra të dilni në sheshet e Prishtinës, të mobilizohemi si asnjëherë më parë sepse kjo do të jetë mënyra e vetme që këtë klan ta ndalemi, t’i kërkojmë llogari dhe vendit t’i hapim perspektivë dhe horizonte të reja’, tha Kadaj-Bujupi.

Edhe Kadaj-Bujpi,  tha se me përgjimet e fundit është konfirmuar manipulimi me listat e veteranëve, ku siç ka theksuar se PDK dhe ‘Klani Pronto’ për interesin e tyre kanë vënë në shitje edhe statusin e veteranit, ku kështu është abuzuar me respektin dhe vlerat e veteranëve të UÇK-së.

Hoxha: Klani Pronto ka shtrirë kontrollin edhe mbi Policinë

Përgjimet, të cilat për çdo ditë po publikohen në media kanë shtyrë Lëvizjen Vetëvendosje që sërish të organizojë një konferencë për media me temën përgjimet e fundit.

Ylli Hoxha nga kjo Lëvizje tha se përgjimet që u publikuan dje dëshmojnë edhe një fakt sipas tij “shqetësues që ‘Klani Pronto’ ka shtuar kontrollin edhe ndaj Policisë së Kosovës”.    

“Hierarkia është e qartë;  kriminelët e ‘Klanit Pronto’ janë edhe kryetar gjykatave edhe të prokurorive por edhe të televizionit publik. Mafiozët gjithmonë ushtrojnë më lehtë veprimtarinë kriminale kur kanë mbështetjen e Policisë”, tha Hoxha.

 Ai tha se dorëheqja e Adem Grabovcit nuk mjafton por duhet mobilizim i qytetarëve që Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi të japin dorëheqje.

 Në këtë konferencë anëtarja e Vetëvendosjes Donika Kadaj- Bujupi tha se me publikimin e përgjimeve të fundit  u konfirmua edhe manipulimi me veteranët.

 “PDK dhe ‘Klani Pronto’ për interes të votave kanë abuzuar  me vlerat e veteranëve. Pasojat e këtij klani janë të mëdha për Kosovën. Ky është një krim që nis nga krerët e shtetit dhe nuk mjaftohet vetëm me një dorëheqje”, tha Kadaj-Bujupi.

 Ajo ka ftuar qytetarët që më 1 shtator të mblidhen në sheshet e Prishtinës sepse siç tha ajo “kjo është mënyra e vetme që ta ndalim këtë klan”.

 Ylli Hoxha beson se protestat e 1 shtatorit do ta ndalin ratifikimin e Demarkacionit pasi që sipas tij është dëshmuar se protestat e vitit që shkoi kanë penguar jetësimin e dy marrëveshjeve, ajo e Asociacionit dhe Demarkacionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat