Mustafa ngushëlloi Qeverinë dhe popullin italian pas tërmetit vdekjeprurës

Aktuale

Mustafa ngushëlloi Qeverinë dhe popullin italian pas tërmetit vdekjeprurës

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 15:01
Tërmeti në Itali

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryeministrit italian, Matteo Renzi, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Italinë Qendrore, duke shkaktuar pasoja të rënda në njerëz.

Në emër të Qeverisë dhe të popullit të Kosovës, kryeministri Mustafa, i ka shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet më të sinqerta Qeverisë, popullit italian dhe familjarëve të viktimave të kësaj fatkeqësie të rëndë natyrore.

“Qeveria dhe populli i Kosovës bashkëndjen dhembjen dhe pikëllimin në këto momente të rënda për popullin dhe shtetin mik Italinë”, thuhet ndër të tjera, në telegramin e kryeministrit Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat