Të inkriminuarit i dënon drejtësia dhe jo qytetarët

Aktuale

Të inkriminuarit i dënon drejtësia dhe jo qytetarët

Nga: Etleva Skonja Më: 25 gusht 2016 Në ora: 16:30
ilustrim

Thirrjet për dhunë dhe nxitja e urrejtjes janë të dënueshme me Kodin Penal të Kosovës. Por nga opozita dhe kryesisht nga  Vetvendosje, pothuajse çdo ditë vijnë thirrje që përmbajnë gjuhe urrejtje, ndaj zyrtarëve të caktuar. Çfarëdo lloj krimesh të jenë kryer, ekzistojnë policia dhe prokuroria si organe kompetente për t’i zbardhur dhe jo individët. Dihet se veprimet e klanit “Pronto”, janë të dënueshme, por në një shtet demokratik, dënimi nuk mund të vijë nga qytetarët dhe me dhunë, por nga drejtësia. “Kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje ose mosdurim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike apo grupe tjera të tilla që jetojnë në Republikës e Kosovë, në mënyrën e cila mund të prishë rendin publik, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet. Kushdo që në mënyrë sistematike ose duke keqpërdorur pozitën apo autorizimet e tij kryen veprën nga paragrafi 1. i këtij neni ose shkakton trazira, dhunë ose pasoja të tjera të rënda me kryerjen e veprës së tillë, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet”, thuhet  në pikat 1 dhe 2 te nenit 147  të Kodit Penal, mbi nxitjen e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik. Pavarëisht seçfarë thuhet në Kodin Penal, VV –ja nuk heq dorë nga thirrjet saj për rezistencë, siç shprehen ata. “Tashmë eshtë krejtësisht e qartë që Klani Pronto në bashkëpunim me degën e tyre, LDK'në, janë fajtorë për gjendjen e cila po mbretëron në Kosovë dhe çdo të keqe që i kanoset këtij vendi. Hashim Thaçi dhe shërbëtori i tij Isa Mustafa, me çdo kusht po duan t'i falin territor Malit të Zi. Ata po ushtrojnë trysni çdo ditë mbi deputetët e mazhorancës që me 1 shtator të votojnë pro këtij Demarkacioni.  Këta banditë do të bëjnë gjithçka që të arrijnë qëllimin e tyre ogurzi. Lëvizja Vetvendosje është e vendosur që të mos falë tokë. Por, mobilizimi qytetar është ai që e forcon rezistencën tonë dhe e mundëson mbrojtjen e territorit tonë. Secili qytetar është i domosdoshëm në sheshet e Prishtinës md 1 shtator. Vetëm kështu do ta mbrojmë Republikën tone”, thuhet në reagimin e VV –së. Në këto  rrethana, edhe njëherë kryeministri Isa Mustafa, ka apeluar për qetësi. “Edhe realiteti ynë për një kohë të gjatë, për fat të keq, zë lajmet botërore me gazin lotsjellës në sallën e Parlamentit, me sulmet me shishe molotovi dhe gurë në ndërtesat qeveritare e shtëpi private, me hedhje të bombave në shtëpi private dhe Televizionin publik, me gjuajtje me armë të rënda në ndërtesën e Parlamentit, por edhe me pamjet nga selia e VV e mbushur me maska, shishe molotovi, sfera të qelqta dhe objekte tjera të rrezikshme. Të çdoditshme janë kërcënimet e njerëzve nga opozita se do të veprojnë dhunshëm nëse vazhdohet me procese demokratike të shtetndërtimit të vendit tonë. Në krejt këtë situatë po e shohim se edhe njerëzit tanë po e sulmojnë shtetin e tyre, por nuk duhet të kemi iluzione se edhe dikush tjetër s’mund të shfrytëzojë këto kërcënime”, ka shkruar kryeministri në fb.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat