Kadaj- Bujupi e quan Gecajn të sëmurë psikik, thotë se e keqpërdori fondin e 3 përqindëshit

Aktuale

Kadaj- Bujupi e quan Gecajn të sëmurë psikik, thotë se e keqpërdori fondin e 3 përqindëshit

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 17:11
Donika Kadaj- Bujupi

Deputetja nga radhët e Lvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj- Bujupi ka reaguar ndaj Bajram Gecajt.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka theksuar se deklarimet e qeverisë kanë filluar të ngjajnë me të foluren e një personi që është në gjendjen jo më të mirë psikike.

Kadaj- Bujupi ka thënë se Gecaj sot paska folur për kontributin e Visar Ymerit gjatë luftës dhe viteve të 90-ta, madje pa fije turpi, ai paska deklaruar se ka dhënë kontribut të madh në këto vite.

Postimi i plotë:

Tellalli i Qeverisë, deklarimet e të cilit çdo herë e më shumë kanë filluar të ngjajnë me të foluren e një personi që është në gjendjen jo më të mirë psikike, sot paska folur për kontributin e Visar Ymerit gjatë luftës dhe viteve të 90-ta. Madje pa fije turpi, Gecaj paska deklaruar se ka dhënë kontribut të madh në këto vite. Në këto vite, kur i vetmi aktivitet i Gecajt ishte keqpërdorimi i fondit të 3 përqindëshit dhe përçarja e mërgates shqiptare. Ngjashëm sikurse edhe shefi i tij – Isa Mustafa, i cili në rolin e ministrit të Rrahman Morinës dhe role të tjera, i shërbeu sistemit komunist jugosllav dhe punoi kundër çështjes shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat