Azem Syla lirohet nga paraburgimi

Aktuale

Azem Syla lirohet nga paraburgimi

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 18:49
Azem Syla

Avokati Tomë Gashi ka paralajmëruar se shumë shpejt do të lirohet nga paraburgimi, Azem Syla ish komandanti i UÇK'së Gashi në një status në Facebook ka thënë se lirimi i Sylës mund të ndodh edhe sonte.

“Shumë shpejt pritet lirimi i klientit tim, zotit Azem SYLA ish komandantit të UCK nga paraburgimi, kjo fare leht mundë të ndodhë edhe sot me 25. 08. 2016”, ka thënë ai.

Azem Syla ishte arrestuar muaj më parë nën pretendimin se është kryesues i një grupi të madh të organizuar kriminal, i cili ka qenë aktiv që nga viti 2006. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat