Zhbogar: Demarkacioni, kusht i BE'së për Kosovën që nga viti 2012

Aktuale

Zhbogar: Demarkacioni, kusht i BE'së për Kosovën që nga viti 2012

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 20:13
Samuel Zhbogar

Shefi në largim i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka thënë se arritja e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi ka qenë si kërkesë për Kosovën në agjendën e BE’së që nga viti 2012, dhe se ajo duhet të përfundojë.

Edhe pse BE’ja, sipas Zhbogarit, nuk është marrë direkt me vijëzimin e kufirit, ai ka thënë për transmetuesin publik se pozicioni i qartë i Brukselit zyrtar është se beson që komisioni shtetëror e ka kryer mirë punën. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat