Sa miliardë dollarë “peshon” Lazim Destani ?

Aktuale

Sa miliardë dollarë “peshon” Lazim Destani ?

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 21:33
Lazim Destani

Lazim Destani është biznesmen i suksesshëm me prejardhje nga Malësia e Sharrit të Tetovës. Ai dhe familja e tij drejtojnë një rrjet internacional biznesesh, në sektorin e shërbimeve, inxhinierisë dhe ndërtimit, energjetikës e logjistikës, me mbi tridhjetë ndërmarrje aktive në tregun global (Gjermani, SHBA, Zvicër, Dubai, Turqi, Maqedoni, Liban, Kuvajt, Rusi, Mongoli dhe Kinë_.

Për t’u theksuar është njëra nga kompanitë e familjes, e cila për më shumë se një dekadë është kontraktori kryesor në mega-projekte për shërbim teknike, logjistike, infrastrukturë të përkohshme dhe permanente për organizata të ndryshme ndërkombëtare: “Ecolog-International”. Në të gjitha bizneset punësohen mijëra punëtorë nga mbi 25 nacionalitete të ndryshme.

Lazim Destani nuk është vetëm një biznesmen i suksesshëm, por gjithashtu edhe një filantrop i vërtetë i cili beson se ka përgjegjësi personale për të kontribuar në zgjidhjen e çështjeve sociale. Ai, që në fillimet e karrierës së tij të biznesit, 25 vjet më parë, u shtriu dorën atyre që kanë më shumë nevojë për ndihmë. Për çdo vit ai ka ndarë një pjesë të fitimeve të bizneseve të tij për qëllime bamirësie, mbështetje të projekteve kulturore dhe të arsimit, si dhe atyre të ambientit.

Sipas një ueb-faqeje amerikane jozyrtare për financa, “Zoominfo”, pasuria e familjes Destani llogaritet nga 1-5 miliardë dollarë amerikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat