“Hashimi e Isa po bëjnë luftë politike për pushtet”

Aktuale

“Hashimi e Isa po bëjnë luftë politike për pushtet”

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 22:46
Çun Lajçi

Ka vite e vite që jetën e bënë në Prishtinë, por Peja dhe malet e Rugovës gjithmonë e kanë identifikuar.

Çështja e shënjimit të vijës kufitare mes Kosovës dhe4 Malit të Zi, me çka thuhet se Kosova humb mijëra hektarë, aktorin e njohur Çun Lajçi e kanë motivuar mjaftueshëm për të thurur vargje me porosi për politikanët e Kosovës, që të ndalojnë faljen e trojeve të tyre. Pas disa serive të video publikimeve nga aktori Lajçi, ai sot paralajmëroi se deri këtu e pat lufta e tij për Çakorrin. Ky “dorëzim” i tij vije pas të kuptuarit se Hashimi e Isa po bëjnë luftë politike për pushtet.

“Unë bana luftën time artistike që t’i ndërgjegjësoj. Atdheu nuk shitet, ai vetëm bekohet!“, shkruan aktori i famshëm.

Vargjet dhe recitimin e fundit ai e ka publikuar në faqen e tij në Facebook dhe Youtube.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat