LHK: Deputetët që votojnë demarkacionin, historia do t’i quajë tradhtarë

Aktuale

LHK: Deputetët që votojnë demarkacionin, historia do t’i quajë tradhtarë

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 10:50
Demarkacioni

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, u ka bërë thirrje edhe njëherë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos e votojnë ratifikimin e marrëveshjes së shënjimit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi. Ata kanë kërkuar nga deputetët që të tejkalojnë interesat e tyre politike, dhe të dëgjojnë thirrjet e popullit për të mos e miratuar një marrëveshje e cila do të jetë e dëmshme për qytetarët e Kosovës.

Në një njoftim për media thuhet se kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, shprehet e shqetësuar se puna dhe angazhimi i Komisionit shtetëror i kryesuar nga Murat Meha, nuk e ka kryer me sukses të plotë punën e tij, sepse  sipas tyre, komisioni ka shkelur mbi të drejtën historike dhe politike të shqiptarëve të Kosovës, ngase e ka lëvizur për kilometra të tëra vijën kufitare në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.“Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, vlerëson se vendosja e kufirit nga ana e Komisionit shtetëror të kryesuar nga Murat Meha, është shkelje e rendë e Kushtetutë se Republikës se Kosovës, ngase nuk është respektuar vija kufitare e vitit 1974”, thuhet në reagimin e LHK-së. Ata thonë se historia nuk do të jetë e mëshirshme me gjithë ata deputetë të Kuvendit të Republikës se Kosovës, të cilët do të votojnë për siç thonë ata,  faljen e tokave Malit të Zi. “Emrat e tyre turpshëm do të hyn si tradhtarë të kombit në analet e historisë se popullit shqiptar. Ne, vlerësojmë se nuk kemi toke për të i falur askujt e aq me pak Malit të Zi”, thuhet në reagim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat