Mbi 8 mijë maturantë i nënshtrohen nesër testit të maturës

Aktuale

Mbi 8 mijë maturantë i nënshtrohen nesër testit të maturës

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 15:01
Ilustrim

Mbi 8, 500 maturantë , të cilët nuk kanë arritur pragun e kalueshmërisë në afatin e qershorit në Provimin e Maturës Shtetërore, do t’i nënshtrohen pjesës së parë të Provimit në afatin e gushtit nesër.

Kjo është e bërë e ditur në një njoftim për media nga MASHT, ku bëhet e ditur se ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, do të vizitojë nxënësit që i nënshtrohen këtij provimi në shkollën “Gjin Gazulli” në Prishtinë në ora 10:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat