Coca Cola me aktivitet vetëdijësues për mbrojtjen e mjedisit dhe kujdesit fizik

Aktuale

Coca Cola me aktivitet vetëdijësues për mbrojtjen e mjedisit dhe kujdesit fizik

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 15:21
Ilustrim

Kompania Coca-Cola do të organizojë një aktivitet vetëdijësues për mbrojtjen e mjedisit dhe kujdesit fizik ‘Pedalo dhe krijo eko energji’.

Ky është njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë që kompania Coca-Cola HBC Kosova në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, organizon aktivitetin vetëdijësues për mbrojtjen e mjedisit dhe kujdesit fizik “Pedalo dhe krijo eko energji”.

Aktiviteti do të realizohet të martën (30 Gusht) duke filluar prej orës 18:00 - 22:00 në sheshin "New Born" në Prishtinë.

Të pranishëm në këtë aktivitet vetëdijësues, përveç qytetarëve, pritet të jenë edhe përfaqësues të bizneseve dhe institucioneve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat