Shala: E kemi thirr Visarin, por jo qysh ai ka dashtë, por qysh kemi dashtë ne

Aktuale

Shala: E kemi thirr Visarin, por jo qysh ai ka dashtë, por qysh kemi dashtë ne

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 20:00
Mentor Shala

Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala ka reaguar pas akuzave të Vetëvendosjes se i është anuluar intervista Visar Ymerit. Ai në një status në Fecbook ka thënë se e kanë thirr Ymerin në intervistë, por siç ka thënë Shala jo siç ka dashur ai. “E kemi thirr Visarin, por jo qysh ai ka dashtë, por qysh kemi dashtë ne, sepse ne i përcaktojmë politikat editoriale e jo Partitë Politike!”, ka shkruar Shala.

"Po e shoh lajmin per kercenimet e VV ndaj RTK, ne njerin nga transmetuesit privat televizive qe kane frekuence kombetare. E japin vetem VV ndersa pergjigjen e RTK nuk e japin fare! Kolegë, së paku dy palët transmetoni! Është elementarja e gazetarisë! Më poshtë po ua dërgoi reagimin e RTK-së, e cila e demanton gënjeshtren e VV! E kemi thirr Visarin, por jo qysh ai ka dasht, por qysh kemi dasht ne, sepse ne i përcaktojmë politikat editoriale e jo Partitë Politike! Klm".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat