Vrasja në Deçan: Familja e viktimave, para dy vitesh kishte denoncuar për probleme familjen e kryesve të krimit

Aktuale

Vrasja në Deçan: Familja e viktimave, para dy vitesh kishte denoncuar për probleme familjen e kryesve të krimit

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 20:44
Pamje nga video

Thyerja e xhamave të një minibusi u bë “mollë sherri” në mes familjes Lushaj dhe Ramaj në Shaptej të Deçanit.

Mbrëmjen e së enjtes nga plagët e marra mbetën të vrarë të Rexhep e Burim Ramaj.

Të dyshuarit për vrasjen e tyre janë babë e bir, Salih e Durim Lushaj të cilët tashmë janë arrestuar nga policia.

Policia jep detaje për vrasjen e dyfishtë mbrëmë në Deçan

E gjithë kjo ngjarje ndodhi pas një zënke dhe rrahje në mes dy familjeve.

Sipas Komandantit të Policisë në Deçan, Sejdë Dobraj motivet e kësaj vrasje janë të ulëta.

Në anën tjetër familjarët e të ndjerëve  thonë se familja Lushaj në fshat njihen si familje problematike.

Tafë Ramaj ka treguar se para dy vitesh kishte denoncuar në polici familjen Lushaj, dhe sipas tij policia nuk ka ndërmarr asgjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat