Ja çfarë thotë Policia për protestën kundër Demarkacionit në Pejë

Aktuale

Ja çfarë thotë Policia për protestën kundër Demarkacionit në Pejë

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 14:35
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se protesta në Pejë, ka kaluar e qetë, pa incidente.

Në një njoftim për media, thuhet se njësitet policore që nga fillimi i kësaj proteste deri në përfundim kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mbarëvajtjen dhe sigurinë e qytetarëve.

“Ju informojmë se më datë 27.08.2016 rreth orës 12:00 në sheshin e qytetit në Pejë, janë mbledhur numër i konsiderueshëm i qytetarëve nga regjioni i Pejës dhe regjione tjera për të protestuar kundër ratifikimit të Demarkacionit me Malin e zi. Organizatorët dhe protestuesit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë së vendit dhe komisionit shtetëror të Demarkacionit. Qytetarët kanë bartur pankarta në duar duke kërkuar mosratifikim të demarkacionit dhe marrëveshje me Malin e zi për kufirin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat